Inspektorët filluan ta masin vëllimin e zërit në lokalet në Qendër të Shkupit

Sektori për Çështje Inspektoriale që nga fillimi i muajit korrik filloi me aksion për matjen e nivelit të zëri tek objektet hotelerike që ndodhen në Komunën Qendër.

Gjatë dy fundjavave, inspektorët e autorizuar për mjedis jetësor ishin në terren bashkërisht me përfaqësues të laboratoreve të autorizuara për matjen e zëri dhe zbatonin kontroll në objekte hotelrike. Pas matjeve janë konstatuar se kanë tejkaluar maksimumin. Te dy lokale janë marrë vendime për ndërmarrjen e masave për uljen e zëri.

VIDEO:

Komuna Qendër do të masë vëllimin e zërit në lokale Komuna Qendër do të masë vëllimin e zërit në lokale

Komuna Qendër u bën thirrje pronarëve dhe drejtuesve të objekteve hotelerike që të respektojnë rregullat dhe t’i kenë parasysh banorët që jetojnë na afërsi të lokaleve të tyre dhe të respektojnë ligjin.

Ata shtojnë se nëse tejkalohen limitet e zërit, do të ndërmerren masa dhe do të gjobiten lokalet sipas ligjit./Telegrafi/

The post Inspektorët filluan ta masin vëllimin e zërit në lokalet në Qendër të Shkupit appeared first on Telegrafi.