Institucionet paralele serbe vazhdojnë punësimet në Kosovë, por nxisin pakënaqësi te serbët lokalë

Gjilan

Serbia vazhdon të mbajë ende institucionet paralele në Kosovë. Jo vetëm që i mban dhe i mirëmban ato, por edhe i financon dhe i forcon ato me të punësuar të rinj.

VIDEO:

Në fund të vitit të kaluar, saktësisht më 27 dhjetor, drejtori i qendrës paralele shëndetësore të Gjilanit, Zoran Periq ka marrë vendim për punësimin e disa serbëve, shkruan Ballkani.info.

Në dokumentin e publikuar, në vendim, shihet qartë se shkruan “Republika e Serbisë” dhe gjithçka tjetër ka të bëjë me serbët.

Mirëpo, punësime të tilla kanë ndikuar që të ketë edhe pakënaqësi. Në një profil në Facebook, serbët ankohen se si në këtë qendër janë punësuar njerëz nga Jagodina, Vranja, Mitrovica, por jo edhe nga Gjilani.

Edhe komentuesit janë ankuar për punësimin e atyre që nuk kanë pasur nevojë ose që i shërbejnë pushtetit. /Ballkani.info/