Inter kalon në epërsi pas vetëm pesë minutash lojë ndaj Milan-it

Po zhvillohet derbi ‘Della Madonina’ mes Inter dhe Milan, ku miqtë kanë kaluar në epërsi pas vetëm pesë minutash lojë, njofton Insajderi.

Autori i golit ishte sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez, i cili realizoi me kokë, pas një asistimi nga sulmuesi belg Romelu Lukaku.

VIDEO:

Momentalisht ndeshjen më mirë e ka filluar ekipi i Conte-s, ku ka dominimin në kontrollin e ndeshjes, mirëpo edhe në rastet për shënim.

Me një fitore eventuale, Inter do shkëputej në katër pikë nga rivali i përbetuar i qytetit. /Insajderi.com