Inter në epërsi minimale pas pjesës së parë ndaj Milan-it

Inter ka mbyllur në epërsi minimale pjesën e parë të takimit ndaj rivalit të qytetit, Milan, njofton Insajderi.

Autor i vetëm i golit është argjentinasi Lautaro Martinez, i cili shënoi me kokë pas vetëm pesë minutash lojë, pas një asistimi të pranuar nga Lukaku.

VIDEO:

Ndeshjen në përgjithësi e kontrolloi Inter, ku nuk munguan edhe disa raste të tjera shënimi, por pa arritur të finalizonin.

Në anën tjetër, në fraksionin e parë të ndeshjes, Milan dukej e përgjumur, pasi nuk kishte aksione të rrjedhshme, si dhe kishin humbur agresivitetin që e karakterizonte në pjesën e parë të kampionatit.

Në pjesën e dytë, Pioli duhet të bëjë ndryshime, së paku për të evituar humbjen në derbi, humbje që do të diktonte pjesën e mbetur të kampionatit. /Insajderi.com