Interesim i madh i punëtorëve shëndetësorë për ta marrë vaksinën Pfizer

<!–

–>

VIDEO:

Pasi Kosova ka pranuar rreth 5 mijë doza të vaksinave Pfizer, gjatë ditës së mërkurë ka nisur vaksinimi i stafit shëndetësorë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Para Sallës “1 Tetori” në Prishtinë, në radhë kanë pritur numër i madh i stafit shëndetësor për të marrë vaksinën.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për Express se me vaksinat e ardhura dje do të vaksinohen punëtorët shëndetësorë.

Ndërsa, drejtorë të shëndetësisë nëpër komuna kanë deklaruar se nuk kanë informacione se me sa doza të vaksinave do të furnizohen, ndonëse kanë thënë se interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar është i madh.

Kujtojmë që më furnizimin e vendit me 24 mijë vaksina Astra Zeneca, një pjesë e punëtorëve shëndetësorë kanë refuzuar ta marrin këtë vaksinë.