Interesim i madh punëtorëve shëndetësorë për vaksinimin me Pfizer, por hezitojnë të flasin

Pas arritjes së 4 mijë e 680 dozave të vaksinës Pfizer/Biontech kundërCOVID-19, sot ka filluar vazhdimi i vaksinimit të punëtorëve shëndetësorë nga e tërë Kosova.

Telegrafi nga afër ka përcjellë këtë ngjarje, mirëpo mediat nuk janë lejuar që të hyjnë në sallën ku punëtorët shëndetësor do të vaksinohen.

Në ambientet e jashtme të sallës “1 Tetori”, njëri nga punëtorët shëndetësor në një prononcim për Telegrafin tha se nuk ka ndonjë stres në marrjen e kësaj vaksine.

“Jam punëtorë shëndetësor, s’kam asnjë stres”, ka thënë ai.

VIDEO:

Edhe motra medicinale, Hava Alidema e cila punon në Klinikën Gjinekologjike në QKUK, tha se ka ardhur që ta marr sot vaksinën pasi nuk ka mundur ta marr atë më herët.

“Punoj në gjinekologji, e kam kaluar COVID-19 më 2 dhjetor të vitit të kaluar. Kam qenë dhe më herët po atë kur ka qenë vaksinimi, kam pas familjarë të infektuar nga COVID-19 dhe nuk kam mundur ta marr, e po e marr sot”, ka thënë Alidema.

Ndërkaq, Telegrafi bëri përpjekje që të marr më shumë prononcime nga punëtorët shëndetësorë të cilët prisnin në radhë për të hyrë në sallën “1 Tetori”, mirëpo shumica e tyre nuk pranuan edhe pse ata janë një shembull i mirë i sensibilizimit të opinionit për marrjes e kësaj vaksine.

Në sallën "1 Tetori" profesionistët shëndetësorë marrin vaksinën antiCOVID Në sallën "1 Tetori" profesionistët shëndetësorë marrin vaksinën antiCOVID

Telegrafi po ashtu ka pyetur në Ministrinë e Shëndetësisë se cili do të jetë plani i vaksinimit pas arritjes së dozave të para Pfizer, por që deri këto momente nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Ndryshe, të martën Ministria e Shëndetësisë ka pranuar 4,680 doza të vaksinës Pfizer/BioNTtech kundër COVID-19, pjesë e parë e 95,000 dozave të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër COVID-19.

Vlen të përmendet se Kosova ka nisur vaksinimin e qytetarëve gjatë muajit mars, ku vaksinën AstraZeneca e kanë marrë rreth 24 mijë qytetarë.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë e deri tani numri total i rasteve pozitive është 105.711 raste nga 543.074 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.191 raste të vdekjes. /Telegrafi/

The post Interesim i madh punëtorëve shëndetësorë për vaksinimin me Pfizer, por hezitojnë të flasin appeared first on Telegrafi.