Interi dhe Reali nuk shënojnë në pjesën e parë

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Interit dhe Real Madridit që po zhvillohet në Giuseppe Meazza.

Kampioni i Italisë dhe gjiganti spanjoll janë pjesë e Grupi D dhe luajnë në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Skuadrat ishin të kujdesshme në pjesën më të madhe të fraksionit të parë, në të cilën nuk ia dolën ta gjenin rrjetën.

VIDEO:

(Foto: Twitter/Inter)

Një prej rasteve më të mira kah fundi i takimit e pari Edin Dzeko, por goditjen e tij e mbrojti portieri Thibaut Courtois.

Pritet të shihet se si do të rrjedhë në gjysmën e dytë përballja ndërmjet Interit dhe Real Madridit në Milano. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

The post Interi dhe Reali nuk shënojnë në pjesën e parë appeared first on Telegrafi.