Interi largon Pirellin nga fanellat pas 26 vitesh

Inter ka njoftuar zyrtarisht se ka arritur marrëveshje të re sponsorizimi me Socios, duke zëvendësuar Pirelli pas 26 vitesh.

Kampionët e Serie A njoftuan marrëveshjen e tyre me platformën e bazuar në ‘blockchain’ me një deklaratë zyrtare në faqen e tyre të internetit.

VIDEO:

Sipas Sky Sport Italia, marrëveshja vlen 20 milionë euro në vit.

Klubi do të largojë nga fanellat kompaninë Pirelli pas 26 vitesh.

Interi ka pasur probleme me financat tash e një kohë dhe infuzioni prej 20 milionë euro në vit do të jetë i mirëseardhur. /Telegrafi/

The post Interi largon Pirellin nga fanellat pas 26 vitesh appeared first on Telegrafi.