Interi ndryshon sponsorin në fanellë pas 26 viteve ‘martesë’ me Pirellin

Klubi italian, Interi tashmë ka një sponsor të ri në pjesën e përparmë të fanellës dhe jo kompaninë Pirelli, e cila ishte pjesë kryesore për 26 vite.

Pas 26 viteve bashkëpunim, Interi dhe kompania Pirelli kanë ndarë rrugët për sponsorizim në pjesën kryesore të fanellës.

VIDEO:

Është vet klubi italian që ka njoftuar me anë të faqes zyrtare se tashmë kanë një sponsor të ri, kompaninë Socio.

“Një epokë e re ka filluar. Mirësevjen Socio”, thuhet në njoftimin e Interit.

Pjesë e reklamës së parë të fanellës me sponsorin e ri ishin disa nga yjet kryesore të ekipit.

Kapiteni Samir Handanovic, mbrojtësit Milan Skriniar e Stefan De Vrij dhe mesfushori i ri Hakan Calhanoglu ishin në fotografinë kryesore. /Telegrafi/

The post Interi ndryshon sponsorin në fanellë pas 26 viteve ‘martesë’ me Pirellin appeared first on Telegrafi.