Interi sërish të interesuar për Kanten

Klubi italian i futbollit, Inter, ka shfaqur sërish interesim për mesfushorin e ekipit anglez – Chelsea, Ngolo Kante, transmeton Insajderi.

Kështu bëjnë të ditur mediet angleze, të cilat raportojnë se Interi nuk ka hequr dorë nga shërbimet e Kantes.

VIDEO:

Sipas tyre, drejtuesit e klubit italian janë duke shqyrtuar të ofrojnë lojtarë në shkëmbim për Kanten për ta bindur Chelsean në lirimin e francezit.

Drejtuesit e klubit zikaltër do t’i ofrojnë shërbimet e mbrojtësit Milan Skriniar, për të ardhur deri te Kante. /Insajderi.com