Interi synon transferimin e Nabil Fekir në verë

Nabil Fekil befasoi të gjithë kur vendosi t’i bashkohet skuadrës spanjolle Real Betis në verën e vitit 2019.

Betis pagoi rreth 20 milionë euro te Lyon për transferimin e francezit, i cili mund të largohet nga skuadra spanjolle gjatë kësaj vere.

Lojtari është duke kaluar nëpër një formë të mirë dhe Interi ka rikthyer interesimin për të.

VIDEO:

Mediat italiane kanë raportuar se trajneri Antonio Conte e pëlqen shumë futbollistin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tij për sezonin e ri.

27-vjeçari ka bërë paraqitje shumë të mira këtë edicion, ku në 22 ndeshe ka shënuar dy gola e ka bërë pesë asistime.

Dëshira e lojtarit është të luaj në një skuadër më të madhe se Betis dhe ai ka mirëpritur interesimin e Interit.

Gjithsesi klubi spanjoll nuk mendon ta lë të lirë lojtarin pa u paguar shuma prej 30 milionë eurove. /Telegrafi/

The post Interi synon transferimin e Nabil Fekir në verë appeared first on Telegrafi.