Intervale të gjata me diell, parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme do të ketë kushte të qëndrueshme meteorologjike.

VIDEO:

Parashihen intervale të gjata me diell dhe me pak vranësira të cilat më të fokusuara do të jenë nga dita e enjte dhe gjatë vikendit.

Këto vranësira do të fuqizohen gjatë ditëve të vikendit duke bërë që të kemi ndryshime në kushtet atmosferike. Parashihen riga shiu të cilat herë-herë do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 26-29 gradë Celsius.Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por dominuese do të jetë drejtimi i verilindjes, ku shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri 11m/s.