Intervenimi i shpejtë i stafit mjekësor të Liverpoolit nënkupton rikthimin më të shpejtë të Harvey Elliott në fushë

Stafi i Liverpoolit ka marrë lëvdata për intervenimin e shpejtë për ta ndihmuar Harvey Elliottin, i cili pësoi një lëndim të tmerrshëm të nyjës në ndeshjen kundër Leeds United.

18-vjeçari pësoi një dislokim dhe ndoshta frakturë të nyjës pas ndërhyrjes së Pascal Struijk në ndeshjen e të dielës në Elland Road.

Mirëpo, një kirurg sportiv, njëherësh tifoz i Liverpoolit, Mike Hennessey, ka thënë se reagimi i shpejtë e ekipit mjekësor për ta ndihmuar lojtarin mund të ndihmojë që ai të rikthehet në fushë pas gjashtë muajsh.

VIDEO:

“Ata i kanë dhënë qetësues. Është një analgjetik i mirë që përdoret tash në formë inhalimi. Duket se ia kanë kthyer nyjën në vend, sepse sa më gjatë që nyja mbetet e dislokuar aq më shumë probleme do të ketë për indet e buta dhe për nevojën për t’i mjekuar”.

Lëndimi horror që pësoi Harvey Elliott i Liverpoolit - duket se sezoni për të ka përfunduar Lëndimi horror që pësoi Harvey Elliott i Liverpoolit – duket se sezoni për të ka përfunduar

“Ai pati një kujdes të shkëlqyer. Reagimi ishte i menjëhershëm”, ka deklaruar eksperti mjekësor për Sportsmail.

Sipas The Athletic, të martën pritet që Elliott t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike dhe menjëherë pas të fillojë procesin e rehabilitimit. /Telegrafi/

The post Intervenimi i shpejtë i stafit mjekësor të Liverpoolit nënkupton rikthimin më të shpejtë të Harvey Elliott në fushë appeared first on Telegrafi.