Irrituese: Institucionet e Kosovës i paguajnë qira kishës së Arkanit e ndërtuar në oborrin e UP-së

Kisha e kriminelëve

Analisti dhe historiani, Shkëlzen Gashi e ka paraqitur një të dhënë sat ë çuditshme aq edhe irrituese, nëse është e saktë.

VIDEO:

Sipas tij, Institucionet e Kosovës i paguajnë kishës ortodokse serbe që gjendet në oborrin e Universitetit të Prishtinës, qira për kampusin e UP-së, i cili shfrytëzohet nga Fakulteti i Arteve të UP-së, transmeton Ballkani.info.

Dje në këtë kishe ilegale e cila është e ndërtuar në pronën e UP-së është mbajtur liturgjia e parë, mirëpo partitë opozitare dhe shoqëria civile e kanë kundërshtuar ashpër një gjë të tillë. Qeveria ka reaguar mbrëmë përmes ministrit të Kulturës, Hajrullah Çeku, duke thënë se policia dhe institucionet nuk kanë qenë të informuar për të këtë liturgji.

Kjo është është ndërtuar me bekimin e kriminelëve serbë, Sllobodan Millosheviq dhe Zhelko Razhnatoviq i njohur si Arkani. /Ballkani.info/