Ish-ambasadori kosovar: Qëndrimi i qartë i Gërvallës për ambasadën në Jerusalem, lajm i mirë, tregon pjekuri politike

Anton Berisha

Ish-ambasadori kosovar, Anton Berisha e ka cilësuar lajm të mirë qëndrimin e Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, e cila mbrëmë tha se çështja e lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, është çështje e kryer.

VIDEO:

Berisha ka thënë se me këtë qëndrim, kryediplomatja kosovare ka dhënë porosinë se Kosova respekton marrëveshjet ndërkombëtare derisa miqve tonë euroatlantikë ua ka rikonfirmuar seriozitetin e partneritetit të përbashkët.

“Qëndrimi i qartë i kryediplomatës z.Donika Gërvalla se : “çështja e ambasadës tonë në Izrael është çështje e kryer.” është një lajm i mirë, ngase tregon pjekurinë politike e diplomatike të shtetit tonë.

Me këtë qëndrim ajo ka dhënë porosinë se Kosova respekton marrëveshjet ndërkombëtare derisa miqve tonë euroatlantikë ua ka rikonfirmuar seriozitetin e partneritetit të përbashkët”, shkruan Berisha në Facebook.

Kosova vendosi zyrtarisht lidhje diplomatike me Izraelin më 1 shkurt në fillim të këtij muaji duke hapur Ambasadën e saj në Izrael.

Lëvizjet pasuan një takimi në Shtëpinë e Bardhë ku ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, mori pjesë në shtator me në atë kohë presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.