Ish kandidati i LDK-së komenton foton Kurtit në Gërmi: Dikur Isa Mustafa s’guxonte të qëndronte as në shtëpinë e tij

<!–

–>

VIDEO:

Zyrtari i LDK’së komenton foton e Kurtit në Gërmi: Dikur Isa Mustafa s’guxonte të qëndronte as në shtëpinë e tij.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi, ka reaguar pas publikimit të disa fotografive në media, ku shihen kryeministri Albin Kurti dhe deputetja Vjosa Osmani bashkë me familjarët e tyre në Gërmi.

Përmes një postimi në Facebook, Dushi ka thënë se Isa Mustafa në kohën sa ishte kryeministër nuk mund të qëndronte i qetë as në shtëpinë e tij private “nga militantët e dhunshëm të Kryeministrit aktual”.

“Sa bukur, Kryeministri dhe bashkëpunëtorët e tij, bashkë edhe me fëmijët e tyre relaksohen të qetë e të papaguar në Gërmi.

Kryeministri i LDK-së, në të kaluarën, me familjen e tij nuk mund të qëndronte i qetë as në shtëpinë e tij private nga militantët e dhunshëm të Kryeministrit aktual!”, ka shkruar Dushi.