Ish-këshilltari i Thaçit e quan Kurtin paranojak: As një liturgji ilegale në Prishtinë nuk ishe i aftë ta parandaloje

Adil Behramaj

Në adresimin e tij në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Kurti deklaroi se arrestimi i Gjuriqit, ndalimi i trenit serb dhe shëtitja e Thaçit nëpër Ujman kanë qenë veprime të koordinuara.

VIDEO:

Por, ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ashpër ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, i cili ka thënë se paranoja të tilla krijohen vetëm në mendjen e një frikacaku, e cili është i paaftë ta parandalojë edhe një liturgji ilegale në zemër të Prishtinës.

Behramaj e ka quajtur Kurtin autonomist në bindje, por dezertor në shpirt.

Ai ka thënë se me të njëjtën logjikë, dikur njerëzit e quanin tradhtar edhe Adem Jasharin, sepse nga frika u dukej çmenduri trimëria dhe heroizmi i tij.

“Paranoja e Albin Kurtit se arrestimi i Gjuriqit, ndalimi i trenit dhe shëtitja e presidentit Thaçi nëpër Ujman janë veprime të koordinuara me Serbinë, është tregues se Kurti është një autonomist në bindje, por një dezertor në shpirt. Dikur në vitet 90-ta, njerëzit me të njëjtën logjikë e quanin tradhtar Adem Jasharin, sepse nga frika u dukej çmenduri trimëria dhe heroizmi i tij. Nënshtrimi i njerëzve ndaj Serbisë ishte më i madh se gatishmëria e Adem Jasharit për sakrificë sublime! Paranoja të tilla krijohen vetëm në mendjen e një frikacaku, e cili është i paaftë ta parandalojë edhe një liturgji ilegale në zemër të Prishtinës!”, ka shkruar Behramaj.