Ishin duke ecur të kapur për dore, çifti gay sulmohet me çekiç nga disa persona

çifti homoseksual

Një çift homoseksual janë sulmuar me çekiç nga një bandë gangsterësh, të cilit mbanin veshur kapuça.

Ryan Winnard, 21-vjeç dhe i dashuri i tij, Max Green, 18-vjeç, u dhunuan nga disa persona të paidentifikuar mbrëmjen e së martës në Radcliffe, Manchester.

VIDEO:

Banda me kapuça nisën fillimisht t’i ofendonin dy të rinjtë dhe më pas kur ata tentuan të largoheshin u sulmuan brutalisht prej tyre me çekiç.

Max u godit në pjesën e pasme të kokës, ndërsa Ryan u godit me grushte dhe u sulmua me çekiç.

Ryan pësoi thyerje të hundës, një kockë të thyer në faqe, ndërsa Max pësoi një çarje të thellë në kokë.

“Unë dhe i dashuri im po ktheheshim në shtëpi nga gjyshërit e tij dhe ndërsa po ecnim të kapur për dore dëgjuam një grup djemsh që filluan të na ofendonin me fjalë banale. Ne vazhduam të ecnim pasi nuk kishim ndërmend të fillonim ndonjë përballje me ta. Por teksa po largoheshim, disa djem të veshur me kapuç dhe doreza vrapuan drejt nesh dhe na sulmuan, duke na goditur me grushta, shkelma dhe me çekiç”, rrëfeu Ryan.

Ryan rrëfeu se banda e të rinjve u morën telefonat, çantën, këpucët, kartat bankare, çelësat dhe gjëra të tjera personale.

Pas këtij sulmi të tmerrshëm, çifti homoseksual kanë shprehur haptazi frikën e tyre, duke u shprehur se nuk do të kapen më për dore në publik.

Policia e Manchester ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorve të sulmit ndaj dy të rinjve.