Një migrant maroken u gjet i fshehur brenda një thesi me hi toksik nga rojet spanjolle kufitare.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, oficerët në enklavën veriore të Spanjës, Melilla, e zbuluan burrin të premten, derisa thasët do të transportoheshin në kontinent.
VIDEO:
Rojet kufitare fillimisht menduan se burri kishte vdekur sepse hiri është helmues, por shumë shpejt zbuluan se ai ishte gjallë pasi ky iu “vërsulet” atyre.
Pamjet e mëposhtme tregojnë se si një oficer i Gardës Civile dalloi këmbën e burrit brenda thesit para se ta ngrinte, dhe po i thoshte kolegut aty pranë, “ai ka vdekur”. /Telegrafi/
The post Ishte fshehur brenda një thesi hiri për ta kaluar kufirin, marokeni zbulohet nga rojet kufitare appeared first on Telegrafi.