Ishte në autobusin e aksidentuar mbrëmë, por nuk u lajmërua më në shtëpi – kërkohet kosovari që po shkonte në Slloveni

aksident

Një person me emrin Ardit Halilaj, përmes një shkrimi në grupin NetëorkPrishtina, po e kërkon familjarin e tij i cili ishte udhëtar i autobusit që dje u rrotullua në Serbi.

Sipas Halilajt, familjari i tij ka mundësi se e ka humbur telefonin, andaj nuk po përgjigjet. Familja e personit që po kërkohet, e ka kontaktuar asgjencinë e autobist, por sipas Halilajt, të fundit nuk kanë dhënë informacion.

VIDEO:

A ka dikush familjarë që kanë udhëtuar me autobusin Zhitia Turist (autobusi që ju ndodhi mbrëmë aksidenti në Krushevac të Serbisë), nëse keni informacion se ku janë në këto çaste?

E kam një familjar që ka qenë në atë autobus (duke shkuar për në Kranj të Sllovenisë) dhe jemi të shqetësuar për të, si duket i ka humbur telefoni dhe nuk kemi pasur mundësi të komunikojmë.

Agjencinë e kemi telefonuar disa herë dhe nuk na kanë dhënë informacion për të.

Ju lutem, kushdo që ka informacion, na shkruani!?”, thuhet në shkrim.

Një autobus me targa të Kosovës është rrokullisur dje në Serbi. Mediat serbe atje raportuan për 17 të lënduar.

Rreth orës 9:45, autobusi i kompanisë turistike “Zhitia Tours” u rrotullua në Krushevc të Serbisë. Sipas kompanisë, shkak i i rrokullisjes së autobusit kanë qenë vështirësitë në rrugë.

Në këtë aksident, të lënduar mbetën 17 persona. Fatmirësisht, asnjë nga ta nuk është në rrezik për jetë, raportojnë mediat serbe.

Autobusi në targa të Kosovës ishte nisur nga Prishtina drejt Grazit të Austrisë.

Pasagjerët që nuk pësuan lëndime vazhduan rrugëtimin e tyre me një autobus tjetër që u erdhi në ndihmë.