Ishte një peshkatar që ngriti alarmin: Detaje rreth ngjarjes ku vdiqën 31 njerëz, përfshirë një fëmijë – pasi varka e tyre u mbyt në Kanalin Anglez

Tridhjetë e një njerëz, përfshirë një vajzë të vogël gjetën vdekjen pasi varka u mbyt ndërsa përpiqej të kalonte Kanalin për në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, dhjetëra njerëz kanë vdekur pasi anija e tyre u mbyt në Kanalin Anglez teksa po përpiqeshin të arrinin në Mbretërinë e Bashkuar sot.

Ata besohet se kanë qenë emigrantë që përpiqeshin të kalonin nga Calais me një gomone, me 31 viktima, duke përfshirë pesë gra dhe një vajzë të vogël.

Boris Johnson do të kryesojë një takim të komitetit të urgjencës Cobra në përgjigje të situatës, tha Downing Street.

VIDEO:

Ky besohet të jetë aksidenti më vdekjeprurës që përfshin emigrantët që përpiqen të arrijnë në Britani në këtë mënyrë.

Fundoset varka, gjejnë vdekjen disa emigrantë që po shkonin për në Mbretërinë e Bashkuar Fundoset varka, gjejnë vdekjen disa emigrantë që po shkonin për në Mbretërinë e Bashkuar

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin tha në një konferencë shtypi në Calais se anija që u mbyt kishte qenë “shumë e brishtë”, duke e krahasuar atë me “një pishinë në erë në kopshtin tuaj”.

Ai shtoi se 34 persona besohet se ishin në varkë. Autoritetet gjetën 31 trupa dhe dy të mbijetuar, ndërsa një person ishte i zhdukur.

Darmanin bëri të ditur se katër trafikantë të dyshuar emigrantë ishin arrestuar lidhur me incidentin.

Ai më herët shprehu ’emocionin e tij të fortë për dramën e vdekjeve të shumta për shkak të përmbysjes së një varke emigrantësh në Kanal. Nuk mund të themi kurrë aq sa duhet për natyrën kriminale të kontrabandistëve që organizojnë këto kalime’.

Siç vënë në pah mediat, ishte një peshkatar që ngriti alarmin pasi pa trupa në ujë rreth orës 14:00, me një operacion shpëtimi që më pas filloi për të gjetur trupat dhe çdo të mbijetuar, përfshirë disa të gjetur pa ndjenja.

Ndërkohë një burim policor ka thënë: “Një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar në brigjet e Calais. Ne mendojmë se disa njerëz kanë vdekur pasi anija e tyre u mbyt”.

Veç autoriteteve britanike, edhe marina franceze u përgjigj në vendngjarje, si dhe roja bregdetare dhe një helikopter kërkimi, me operacionin ende në vazhdim. /Telegrafi/

The post Ishte një peshkatar që ngriti alarmin: Detaje rreth ngjarjes ku vdiqën 31 njerëz, përfshirë një fëmijë – pasi varka e tyre u mbyt në Kanalin Anglez appeared first on Telegrafi.