Ishte raportuar si i zhdukur, gjendet pa shenja jete 36 vjeçari nga Peja

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete 36 vjeçari nga Peja i cili ishte raportuar dje si i zhdukur nga bashkëshortja e tij.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

VIDEO:

Zhduket një person në Pejë Zhduket një person në Pejë

“Sot rreth orës 13:00 policia është njoftuar përmes telefonit nga familjarët se personi i cili dje ishte raportuar i zhdukur është gjetur në fshatin Sferkë të Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente dhe mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/

The post Ishte raportuar si i zhdukur, gjendet pa shenja jete 36 vjeçari nga Peja appeared first on Telegrafi.