Ishte shpallur e paligjshme në Serbi, organizata fashiste ‘Obraz’ pjesëmarrëse në referendumin për ndryshimet kushtetuese

Organizata fashiste

Edhe pse ishte shpallur e paligjshme, organizata fashiste “Obraz” po merr pjesë në referendumin për ndryshimet kushtetuese në Serbi.

VIDEO:

Lajmin e ka bërë të ditur opozitarja serbe Marinika Tepiq nga Partia Liri dhe Drejtësi, duke shtuar se presidenti Aleksandar Vuçiq po e fut sërish këtë organizatë në institucionet e Serbisë.

“Në vitin 2012, organizata ultrafashiste ‘Obraz’ ishte ndaluar me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kështu është klasifikuar MPB-ja dhe lideri i saj Mlladen Obradoviq. ‘Obrazi’ i Vuçiqit po punon sërish, i regjistruar me ndryshime, të njëjtat personazhe që tani po i fut në organet dhe proceset shtetërore! Zyrtarë vëzhgues në KQZ”, ka shkruar Tepiq në Twitter.

E themeluar në vitin 1993 nga Nebojsha Krstiq, kjo organizatë klerofashiste i lufton të gjitha ato grupe, të cilat i sheh si armiq të popullit serb.

Kujtojmë se në Serbi është duke u mbajtur referendumi për ndryshimin e Kushtetutës, e cila ka të bëjë me gjyqësorin.

Të gjitha partitë opozitare në Serbi, shumica e të cilave besojnë se Kuvendi që shpalli referendumin nuk ka legjitimitet dhe se për këtë çështje nuk ka pasur debat publik.

Kosova ka thënë se qytetarët serbë, me shtetësi të dyfishtë, do të mund të votojnë përmes postës dhe Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë.