Istogu takohet me skuadër islandeze, Ferizaj me kundërshtar nga Holanda

KHF Istogun e pret udhëtim i gjatë në kuadër të paraqitjes evropiane në edicionin e ri të garave. Shorti i tërhequr të martën ka përcaktuar që Istogu të përballet me skuadrën nga Islanda, KA/Por.

Istogu paraqitet në raundin e dytë të Kupës Evropiane, nivelit të tretë kontinental.

VIDEO:

Ndeshja e parë është në Istog më 16 apo 17 tetor, ndërsa e kthimit në Islandë, një javë më vonë.

Në Kupën Evropiane garon edhe KHF Ferizaj. Në raundin e dytë Ferizaj takohet me skuadrën nga Holanda, JuRO Unirek VZV.

Ndeshja e parë luhet më 16 apo 17 tetor në Holandë, ndërsa e kthimit një javë më vonë në Ferizaj.

Kupa Evropiane (EHF European Cup) është niveli i tretë i garave evropiane për klube.

The post Istogu takohet me skuadër islandeze, Ferizaj me kundërshtar nga Holanda appeared first on Telegrafi.