Italia nuk ndalet, shënon edhe golin e dytë me Immobilen

Italia ka shënuar edhe golin e dytë përballë Turqisë në ndeshjen hapëse të Euro 2020.

Italianët e kanë dominuar ndeshjen nga fillimi deri më tani me shumë raste dhe aksione të bukura.

VIDEO:

Fillimisht italianët kaluan në epërsi në minutën e 53-të kur Merih Demiral shënoi në portën e tij (1-0).

Por nuk vonoi shumë dhe Italia gjeti edhe golin e dytë.

Ciro Immobile si një bomber i vërtet, goditi bukur nga brenda zonës dhe shënoi për 2-0 në minutën e 66-të.

Italia po shkon drejt fitores në këtë takim./Telegrafi/

The post Italia nuk ndalet, shënon edhe golin e dytë me Immobilen appeared first on Telegrafi.