Iu përmend emri në skandalin me diploma në Serbi, reagon Muhamed Disha

Një ditë më parë, mediet serbe raportuan për disa doktorata të cilat sipas tyre i kishin marrë 15 shqiptarë nga Kosova në Universitetin e Kragujevcit, pa shkuar fare atje.

Emrat e 15 personave nga Kosova ishin publikuar nëpër medie serbe, ndërkaq Telegrafi ka kontaktuar me disa prej tyre, të cilët kanë mohuaar të jenë regjistruar ndonjëherë në këtë universitet, e aq më pak të kenë doktoruar atje.

Njëri ndër të përmendurit në këtë skandal është edhe Muhamed Disha, i cili për Telegrafin ka thënë se i demanton lajmet e publikuara nga mediet serbe.

VIDEO:

Për më shumë, Disha thekson se disertacionin e doktoraturës e ka përfunduar me sukses të dalluar në University for Peace and Development established by the United Nations European Center for Peace and Development në prill të vitit 2013, Universitet ky i themeluar nga Kombet e Bashkuara.

“Mentorimin e temës e kam realizuar te Prof. Dr Tauno Kekäle, ish-rektor në Vaasa University of Applied Sciences, Finland”, thekson Disha duke shtuar se asnjëherë nuk ka qenë i riregjistruar në Universitetin e Kragujevcit.

“Universiteti për paqe dhe zhvillim i themeluar nga kombet e bashkuara i ka degët në të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë edhe në Maqedoninë Veriore. Me rastin e pamundësisë së akreditimit të programit në Kosovë, titullin shkencor e kam marrë në të njëjtin Universitet në Shkup të Maqedonisë Veriore, dhe diploma është e vërtetuar në Ministri të Arsimit dhe në Gjykatë të Shkupit. Diploma është në gjuhën angleze dhe në gjuhën maqedonase”, tha Disha për Telegrafin.

Ndryshe, Telegrafi një ditë më parë ka kontaktuar edhe Ilaz Dulin dhe Vjollca Visoka Haziri, të dy të përmendur në artikullin e medieve serbe, të cilët po ashtu e kanë mohuar të jenë të përfshirë në këtë skandal.

Profesoresha Vjollca Visoka-Hasani, i konsideron fabrikime e njollosje të autoritetit lajmin e medieve serbe të cilat shkruajnë se shqiptarët e Kosovës morën disertacione doktorature në Universitetin e Kragujevcit dhe sipas të dhënave jozyrtare nga Ministria e Brendshme të Serbisë, ata as që qëndruan në Serbi në atë kohë.

Ndërkaq, Ilaz Duli, i cili i ka dërguar Telegrafit edhe diplomën dhe dokumentin shtesë si dëshmi se ka doktoruar në Shkup, ndër të tjera ka thënë, “Asnjëherë prej vitit 1997 nuk kam qenë as nuk kam kryer kurrfarë doktoraturë atje”.

Kështu shprehet Ilaz Duli i pyetur nga Telegrafi për lajmin e publikuar nga mediet serbe, të cilat shkruajnë shqiptarët e Kosovës morën disertacione doktorature në Universitetin e Kragujevcit dhe sipas të dhënave jozyrtare nga Ministria e Brendshme të Serbisë, ata as që qëndruan në Serbi në atë kohë. Ilaz Duli është njëri nga personat që raportohet se ka marrë doktoraturën në këtë universitet. /Telegrafi/

The post Iu përmend emri në skandalin me diploma në Serbi, reagon Muhamed Disha appeared first on Telegrafi.