Ja kur do të merret vendimi për çmimin e rrymës

Kosova

Përveç dy pikave të rendit të ditës, kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, dha edhe një lajm tjetër gjatë mbledhjes së parë në vitin 2022 të mbajtur të premten.Fejzullahu bëri të ditur se janë duke e shqyrtuar kërkesën e KEDS-it për rritjen e çmimit të rrymës prej 7 për qind.

VIDEO:

“Ne ueb-faqen e ZRrE-së janë kërkesat e të licencuarve për shqyrtim të jashtëzakonshëm, aty ka një kërkesë për rritje të tarifave të energjisë elektrike”, tha ai.

Kjo çështje, sipas të parit të ZRrE-së, pas shqyrtimit do të jetë më transparente për 14 ditë.

Duke parë që kërkesa është e jashtëzakonshme vendimi për rritjen e çmimit të energjisë pritet të merret brenda 45 ditëve.

Ndërsa, dy pikat e tjera kishin të bëjnë me shqyrtimin e aplikacioneve për vetkonsum që kanë të bëjnë me instalimin e paneleve solare e parametrat herc për furnizim.

[embedded content][embedded content]