Ja si duhet të aplikoni për të marrë shtesat për lehona

si te aplikoni

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se cilat gra kanë të drejtë të aplikojnë për të marrë shtesat për lehona.

VIDEO:

Në një postim të publikuar në rrjetin social Facebook thuhet se për mbështetjen e lehonave mund të aplikojnë të gjitha lehonat që:

– Kanë lindur fëmijën pas datës 1 gusht 2021 e tutje;
– Janë të moshës mbi 18 vjeç;
– Janë shtetase të Kosovës.

Lehonat që kanë qenë të papuna në 12 muajt e fundit do të mbështeten me 170 euro në muaj për gjashtë muaj radhazi, ndërsa lehonat që figurojnë të punësuara në ndonjërin prej muajve në 12 muajt e fundit, do të mbështeten me 170 euro në muaj për tre muaj radhazi

Ju lutemi ndiqni videon më poshtë me udhëzimet se si të aplikoni për të marrë shtesa: