Janë shumë të shëndetshme dhe ndihmojnë nëse foshnja ka kapsllëk: Qulli i hollë me kumbulla të thata, zihet vetëm për 8 minuta!

Jepni foshnjës suaj këtë qull, ajo do të jetë e kënaqur!

Kumbullat e thata janë shumë të shëndetshme dhe të pasura me vitamina dhe beta karoten.

Përmirësojnë shëndetin e të gjithë organizmit, por veprojnë shumë mirë edhe te kapsllëku, transmeton Telegrafi.

Janë shumë të mira edhe për foshnjat dhe do të ishte mirë t’i përfshini në ushqimin e më të vegjëlve.

Ju sugjerojmë dy lloje qullësh që do t’i adhurojë bebja:

VIDEO:

Qull me kumbullat e thata dhe qull molle

Nevojiten:

– 4 mollë,
– 10 kumbulla të thata.

Përgatitja:

Pastroni mollët, pritni dhe vendosni bashkë me kumbullat që të zihen.

Le të zihen 8 minua. Kur të ftohet, në blender, bashkë me ujin, bëni qull të hollë.

Qull me tërshërë dhe kumbulla të thata

Nevojiten:

– 30 g tërshërë
– 6 kumbulla të thata

Përgatitja:

Gatuani tërshërën derisa të vlojë, më pas fikeni sobën dhe lëreni qullën të trashet edhe për pesë minuta të tjera.

Në një enë tjetër gatuaj kumbullat e thata. Pas tetë minutash janë bërë.

Përziejini gjithçka dhe vendoseni në një blender kur të ftohet.

/Telegrafi/

The post Janë shumë të shëndetshme dhe ndihmojnë nëse foshnja ka kapsllëk: Qulli i hollë me kumbulla të thata, zihet vetëm për 8 minuta! appeared first on Telegrafi.