Jasharaj i shkon në takim Nagavcit me një sërë kërkesash

Rrahman Jasharaj

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot është takuar me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili pati një varg kërkesash drejtuar asaj.

Rrahmanaj tha se ka ngritur shqetësimin se në komunën e Fushë Kosovës janë 53 punëtorë arsimorë që punojnë, por nuk marrin paga. Ai tha se në Mitrovicë janë rreth 80 raste të tilla dhe po ashtu disa raste edhe në komuna tjera.

VIDEO:

Nagavci për këtë problem ka thënë se do të angazhohet për të gjetur zgjidhje të mundshme për ta në bashkëpunim me qeveritë lokale dhe Ministrinë e Financave.

“Po në këtë takim përfaqësuesit e SBASHK-ut edhe një herë kanë kujtuar Ministren Nagavci çështjet që lidhen me ligjin e ri të pagave duke kërkuar mbështetjen e saj dhe angazhimin që bashkërisht të realizohet kërkesa e SBASHK-ut që punëtorët arsimorë të radhiten në vend meritor në këtë ligj dhe që mos të ketë dallime në koeficiente në mes të punëtorëve arsimorë në arsimin fillor e atë të mesëm të ulët”.

Si shqetësim tjetër, SBASHK e radhiti edhe çështjen e punëtorëve me sëmundje të rënda dhe kërkoi nga ministrja Nagavci që edhe kjo çështje të ngritët në nivel të qeverisë për të gjetur zgjidhje të pranueshme.

Ndërkaq, pyetjes së SBASHK për mësimdhënësit e punësuar që kanë 130 kredi, Nagavci është përgjigjur se zgjidhja e tyre është gjetur.

“Të dy palët kanë biseduar edhe për çështjen e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve dhe ishte vlerësim i përbashkët se vlerësimi i performancës duhet bërë sipas Udhëzimit Administrativ dhe përmes inspektorëve profesional”, thuhet në komunikatë.

Nagavci është shprehur se duhet analizuar me kujdes edhe këtë Udhëzim Administrativ me qëllimin që mësuesve të iu krijohet liri akademike në profesion.