Jasharaj takon Mimoza Kusarin-Lilen, a do të shmangen grevat dhe protestat e paralajmëruara

Takimi

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës në përpjekje që çështja aktuale e Ligjit të pagave të zgjidhet me dialog u ka dërguar letra për takime edhe shefave të Grupeve Parlamentare.

VIDEO:

Pas pjesëmarrjes në një tryezë me sindikatat organizuar nga shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, sot kërkesës së SBASHK i është përgjigjur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila.

Takimi është zhvilluar në ambientet e Parlamentit të Kosovës dhe SBASHK-u është përfaqësuar nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Përfaqësuesit e SBASHK-ut e kanë informuar znj.

Kusari Lila dhe kryetarin e Komisionit Parlamentar për Arsim z.Ardian Gola lidhur me situatën në arsim duke u ndalur te kritika për mungesën e gatishmërisë së institucioneve për dialog lidhur me Ligjin e pagave e duke kërkuar nga ta që të kontribuojnë që të niset me dialogun dhe që Qeveria bashkë me sindikatat të gjejnë zgjidhje lidhur me Ligjin e pagave.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë kërkuar nga shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila që të angazhohet bashkë me gjithë deputetët e këtij subjekti politik që në Ligjin për buxhet të planifikohen mjete që mundësojnë implementimin e ligjit të pagave.

Shefja e GrupitParlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kusari Lila është deklaruar se do të bëj gjithë angazhimet me qëllim që të ketë dialog dhe informim të ndërsjellë me SBASHK-un lidhur me angazhimet për Ligjin e pagave , por edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me kërkesat e anëtarësisë.

Edhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim Gola është shprehur se ka gatishmëri të takohet me përfaqësues të SBASHK-ut me qëllim që të bashkëbisedojnë e angazhohen bashkërisht në shërbim të arsimit dhe ngritjes së vazhdueshme të cilësisë. SBASHK-u pret që të ketë takime edhe me shefat e Grupeve tjera Parlamentare.