Jasharaj thotë se nuk i tradhëton arsimtarët: Nuk ka kryeministër që nuk ia kam plas pak barkun

<!–

–>

VIDEO:

Rrahman Jasharaj: Nuk ka kryeministër që nuk ia kam plas pak barkun.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, i cili ka paralajmëruar greva e protesta nëse nuk implementohet Ligji i Pagave.

Së fundmi në një intervistë në “Studio A” në ATV, ai ka thënë se asnjëherë nuk i tradhton arsimtarët e Kosovës.

Jasharaj ka rrëfyer edhe takimet që ka pasur thuajse me të gjithë kryeministrat e Republikës së Kosovës për të çuar përpara kërkesat e sindikatës.

“Unë edhe në takime me kryeministra, po them në mënyrë figurative, nuk ka kryeministër që nuk ia kam plas pak barkun me takime”, u shpreh ai.

“Ata e dinë se unë arsimtarët e Kosovë unë nuk i tradhtoj, edhe kur ishte testi me shkrim që disa nga keqkuptuan, nuk ka kund në botë përpos në Shqipëri që komisioni fut në test me shkrim arsimtarët. Kjo është poshtërim”, tha Jasharaj në ATV.