Jennifer Lopez është zhvendosur në Los Angeles për një fillim të ri me Ben Affleck

Një jetë e re për Jennifer Lopez sapo ka nisur.

Aktorja e “Hustlers”, e cila u nda nga Alex Rodriguez pas katër vitesh së bashku, ka filluar një jetë të re.

Dhe tani ajo që së fundmi është rikthyer me Ben Affleck është zhvendosur në Los Angeles për të jetuar.

VIDEO:

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck (Foto: Getty Images)

Një burim ka thënë për E!News se ajo nga Miami është larguar për në LA për të qenë më pranë partnerit të saj.

Edhe pse është e paqartë akoma, burimi shpjegon se ajo po planifikonte të bënte një shtëpi në Kaliforni.

Bëri bujë të madhe ribashkimi i Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, çifti kanë miratimin edhe të ish-partnerëve Bëri bujë të madhe ribashkimi i Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, çifti kanë miratimin edhe të ish-partnerëve

“Ajo do të jetë mes Los Angeles dhe Hamptons këtë verë”, shton burimi. “Ajo po shikon për një shkollë për fëmijët e saj”.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck (Foto: Wire Image)

Siç e tha burimi, “Ajo është e ngazëllyer për një fillim të ri dhe për të ndjekur gjërat me Ben. Ata së shpejti do të jenë në shtëpinë e tyre në Los Angeles”.

Këtë kohë po ashtu u raportua se çifti i ri kanë miratimin edhe të ish-partnerëve, Marc Anthony dhe Jennifer Garner, me të cilët ndajnë edhe fëmijët. /Telegrafi/

The post Jennifer Lopez është zhvendosur në Los Angeles për një fillim të ri me Ben Affleck appeared first on Telegrafi.