Jennifer Lopez mahnit me paraqitjen në MTV VMAs, disa ditë pas debutimit në tapetin e kuq me të dashurin Ben Affleck

Jennifer Lopez ka bërë një paraqitje të mrekullueshme edhe në tapetin e MTV VMAs 2021.

Mbretëresha dhe aktorja u dha fansave një vështrim për atë që do të shfaqej përpara evenimentit të madh.

“Le të shkojmë, VMAs”, tha ajo në një postim të ndarë në Twitter.

Ajo mahniti edhe këtë herë në një fustan dypjesësh, triko të zezë me dekolte të hapur me lidhëse e po ashtu edhe fund të tillë me ngjyrë të argjend.

Paraqitja e Lopez vjen pak ditë pas debutimit të saj në tapetin e kuq me partnerin aktual, Ben Affleck, me të cilin bëri ribashkimin së fundmi.

VIDEO:

Debutimi i tyre erdhi në premierën e “The Last Duel” në Festivalin e Filmit në Venecia, ku Affleck luan rolin e Kontit Pierre të Alencon në dramën historike.

Jennifer Lopez (Foto: Getty Images)

Përveç kësaj, ai bashkë-shkroi filmin e drejtuar nga Ridley Scott me mikun e tij të mirë dhe bashkëpunëtorin e shpeshtë, Matt Damon.

J.Lo dhe Ben u ribashkuan sërish pas ndarjes së aktores së “Hustlers” nga i fejuari i saj, Alex Rodriguez.

Me proteza prej ari e veshje të veçantë - Rita Ora shkëlqen në MTV VMAs 2021 Me proteza prej ari e veshje të veçantë – Rita Ora shkëlqen në MTV VMAs 2021

Dyshja ishin të fejuar më parë për afro dy vjet. Ata u ndanë në 2004 dhe aktori u martua me aktoren Jennifer Garner në 2005.

Jennifer Lopez (Foto: Getty Images)

Yjet, të cilët ndajnë tre fëmijë së bashku, u divorcuan në vitin 2018.

Ndërkohë, Lopez ndan Max dhe Emme me ish-burrin Marc Anthony. /Telegrafi/

Jennifer Lopez (Foto: Getty Images)

The post Jennifer Lopez mahnit me paraqitjen në MTV VMAs, disa ditë pas debutimit në tapetin e kuq me të dashurin Ben Affleck appeared first on Telegrafi.