Jep dorëheqje nga PDK-ja asamblisti dhe anëtari i Këshillit Drejtues në Prizren

<!–

–>

VIDEO:

Anëtari i Kuvendit Kumunal dhe i Këshillit Drejtues dega në Prizren dhe si anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kastriot Krasniqi, ka dhënë sot dorëheqje.

Me anë të një postimi në “Facebook” ai ka treguar se për këtë vendim i është drejtuar kryetarit të degës në Prizren, Shaqir Totaj, duke i thënë që arsyet janë të shumta për këtë dorëheqje.

“Arsyet janë të shumta që kam marrë këtë vendim, por thjeshtë nuk mundem që të pajtohem më qëndrimin e subjektit politik ndaj ngjarjeve të fundit që ndodhën në qytetin e Prizrenit”, tha Krasniqi.

Ai u shpreh se PDK-në e shihte si një mundësi për arritjen e aspiratave dhe qëllimeve të përbashkëta.

Ndër të tjera ai falënderoi anëtarësinë e PDK-së për përkrahjen dhe besimin e dhënë deri më tani.