Jo vetëm me Barcelonën, Raiola dhe babai i Haaland u takuan edhe me Real Madridin

Agjenti i sulmuesit norvegjez Erling Haaland, Mino Raiola ka udhëtuar në Madrid i shoqëruar nga babai i lojtarit ku është takuar edhe me përfaqësuesit e Real Madridit.

Dyshja zhvilluan fillimisht bisedime me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta në Katalonjë të enjten pasdite para se të udhëtonin për në kryeqytetin spanjoll.

VIDEO:

Siç raporton gazetari Manolo Lama në Cadena Cope, si Raiola ashtu dhe Haaland kanë arritur në Aeroportin e Madridit rreth orës 14:00.

Takimi midis dy palëve filloi dy orë më vonë, gjë që u konfirmua edhe nga gazetari Fabrizio Romano.

Tema kryesor është e ardhmja e Haaland, pasi të dy klubet janë të etur të nënshkruajnë me të në afatit kalimtar të verës. /Telegrafi/

The post Jo vetëm me Barcelonën, Raiola dhe babai i Haaland u takuan edhe me Real Madridin appeared first on Telegrafi.