Jose Mourinho caktohet trajner i Romës për sezonin e 2021-2022

Nga Italia ka ardhur “bomba” e madhe, teksa Roma ka njoftuar se drejtimin e skuadrës do ta marre trajneri portugez Jose Mourinho, njofton Insajderi.

Teksa ditën e sotme u dha lajmi i ndërprerjes së kontratës me portugezin Paulo Fonseca, “verdhekuqtë” nuk kanë pritur dhe kanë njoftuar afrimin e teknikut tjetër portugez, por një me më përvojë, Jose Mourinho. “Special One” rikthehet pas 11 vitesh në Itali, që kur u largua nga drejtimi i Interit në vitin 2010.

VIDEO:

Mourinho do të marrë drejtimin e Romës sapo Fonseca të ndërpresë kontratën këtë verë, dhe do të jetë trajneri i ri për sezonin tjetër, ku ish-trajneri i Real Madrid ka nënshkruar kontratë një vjeçare. /Insajderi.com