Jude Bellingham bëhet objektivi kryesor i Man Cityt

Talenti anglez i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham është në listën e të kërkuarve nga Manchester City, pasi ka përfunduar në radarin e tyre.

Me brazilianin Fernandinho tani 36 vjeç dhe me vetëm një vit kontratë, kërkimi i kampionëve të Ligës Premier për një pasardhës afatgjatë është duke u zhvilluar.

Sipas mediumit Daily Star, ylli i Dortmundit, Bellingham, 18 vjeç, po shfaqet me shpejtësi si zgjedhja e parë e Cityt për të përmbushur atë rol të rëndësishëm.

VIDEO:

Trajneri i klubit nga Etihad, Pep Guardiola ka identifikuar ish-yllin e Birmingham Cityt si kandidati më të mirë potencial në Evropë për atë punë.

Liverpooli i gatshëm ta thyejë rekordin e klubit me transferimin e Bellingham Liverpooli i gatshëm ta thyejë rekordin e klubit me transferimin e Bellingham

Kjo pason daljen mbresëlënëse të Bellingham në skenën botërore me Anglinë e Gareth Southgate, ku tashmë ka tetë paraqitje dhe kjo, e lidhur me shfaqjet e tij të qëndrueshme në Gjermani, do të thotë se ai është shumë i kërkuar.

City është vetëm i fundit që i është bashkuar garës, pasi Liverpool, Chelsea dhe Bayern Munich janë në mesin e klubeve që planifikojnë një transferim të madh për Bellinghamin, i cili vlerësohet 80 milionë funte. /Telegrafi/

The post Jude Bellingham bëhet objektivi kryesor i Man Cityt appeared first on Telegrafi.