Juve, Arsenal e Manchester United pas Kamaras

Boubacar Kamara është njëri nga mesfushorët më të vlerësuar në kampionatin francez Ligue 1.

Talenti i madh francez ka disa vite që shkëlqen me fanellën e skuadrës së Olympique de Marseille.

Por gjiganti francez mund të mbetet pa yllin e tyre, i cili është në listën e dëshirave të skuadrave të mëdha evropiane.

VIDEO:

21-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës së tij me Marseillen dhe nuk ka shenja për një rinovim të mundshëm.

Le10Sport ka raportuar se Kamara po ndiqet nga skuadra të mëdha si Juventus, Roma, Manchester United e Arsenal.

Interesim për yllin e ri francez kanë shfaqur edhe skuadra tjera si Wolverhampton, Leeds United, Everton e Sevilla.

Marseille ka për qëllim ta shes lojtarin në janar nëse ai nuk rinovon kontratën me klubin.

Skuadrat e interesuara për të nëse duan transferimin në janar, duhet të paguajnë rreth gjashtë milionë euro. /Telegrafi/

The post Juve, Arsenal e Manchester United pas Kamaras appeared first on Telegrafi.