Juventusi do t’i dënojë tre lojtarë për pjesëmarrje në një ndejë ‘të ndaluar’

Juventusi pritet t’i dënojë tre lojtarë, Weston McKennie, Paulo Dybala e Arthur Melo, për pjesëmarrje në një ndejë në shtëpinë e lojtarit amerikan, ku nuk janë respektuar masat anti-COVID-19.

La Stampa raporton se ish-futbollisti i Schalke 04 kishte organizuar një ndejë në shtëpinë e tij me dy bashkëlojtarët dhe disa miq të tjerë.

Problemi qëndron se në Itali janë të ndaluara organizimet e ndejave private nën rregullat aktuale të COVID-it.

VIDEO:

(Foto: Instagram/west.mckennie)

Fqinjët e kishin thirrur policinë kur kishin vërejtur se po organizohej festë në shtëpinë e McKenniet, mirëpo askush nuk e ka hapur derën kur kishin arritur autoritetet.

Për më shumë, në Itali ka orë policore në periudhën 22:00 – 5:00, ndërsa policët ishin telefonuar rreth orës 23:30.

Pas rreth një ore, policia ka hyrë në shtëpi, ku i ka gjetur tre futbollistët dhe pjesëmarrësit tjerë në ndejë. Të gjithë janë gjobitur me nga 400 euro nga autoritetet në bazë të ligjit aktual italian.

Porse, sipas Il Corriere di Torino dhe Goal.com, Juventusi do t’i dënojë po ashtu tre futbollistët e vet. /Telegrafi/

The post Juventusi do t’i dënojë tre lojtarë për pjesëmarrje në një ndejë ‘të ndaluar’ appeared first on Telegrafi.