Juventusi ende në garë për Georginio Wijnaldumin

Juventusi është në mesin e klubeve që është futur në garën për mesfushorin e Liverpool, Georginio Wijnaldum, pasi ai mund të largohet si lojtar i lirë.

Lojtari tashmë ia ka konfirmuar klubit se ai nuk do të zgjasë kontratën e tij pas pesë viteve të kaluara në “Anfield Road”.

VIDEO:

Barcelona ka kohë që konsiderohet si favoritja për nënshkrimin e tij, veçanërisht pasi ka në krye trajnerin holandez Ronald Koeman.

Megjithatë, gazeta spanjolle Marca pretendon se Juve është ende në garë për Wijnaldum. Pretendentë të tjerë janë Paris Saint-Germain dhe Chelsea.

30-vjeçari ka bërë 40 paraqitje për Liverpool këtë sezon, duke shënuar tre gola.

Klubet e tij të mëparshme janë Feyenoord, PSV Eindhoven dhe Neëcastle United. /Telegrafi/

The post Juventusi ende në garë për Georginio Wijnaldumin appeared first on Telegrafi.