Juventusi dhe Crotone do të takohen në kuadër të javës së 23-të në Serie A.
Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 20:45 në stadiumin Allianz.
VIDEO:
Për këtë takim, Andrea Pirlo nuk mund të llogarisë në lojtarët si, Arthur, Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini, Juan Cuadrado, Paulo Dybala, janë të lënduar, derisa Adrien Rabiot ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Monday Night @ Home
#JuveCrotone pic.twitter.com/xW5baa19hT
— JuventusFC (@juventusfc) February 22, 2021
Në anën tjetër, Crotone do të jetë vetëm pa Cuomon, që po ashtu është i lënduar.
Formacioni startues i Juventusit: Buffon – Danilo, De Ligt, Demiral, Alex Sandro – Chiesa, Bentancur, Ramsey, McKennie – Kulusevski, Ronaldo.
Formacioni startues i Crotones: Cordaz; Pedro Pereira, Magallan, Golemic, Luperto; Messias, Molina, Vulic, Reca; Ounas, Di Carmine. /Telegrafi/
The post Juventusi me disa mungesa ndaj Crotones – formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.