Juventusi mendon transferimin e Depay si zëvendësues të Chiesas së lënduar  

Klubi italian, Juventusi është duke peshuar një lëvizje për sulmuesin e Barcelonës, Memphis Depay.

Sulmuesi holandez ka luftuar për të gjetur veten në formacion që nga emërimi i trajnerit Xavi.

Sipas mediumit Sky Italia, Juventusi po monitoron situatën e Depayt dhe pritet të bëjë ofertë gjatë afatit kalimtar të janarit.

VIDEO:

Zonja e Vjetër e sheh Depayn si zëvendësues adekuat për të lënduarin në gju, Federico Chiesa, i cili nuk do të luajë më këtë sezon.

Tronditet Juventusi dhe Italia, Chiesa humb sezonin Tronditet Juventusi dhe Italia, Chiesa humb sezonin

Drejtuesit e Juventusit po diskutojnë në mënyrë aktive mundësinë e nënshkrimit të Depay, duke e ditur se Xavi nuk është i sigurt për sulmuesin.

Për momentin, Bianconerët ende nuk kanë bërë kontakte zyrtare për sulmuesin. /Telegrafi/

The post Juventusi mendon transferimin e Depay si zëvendësues të Chiesas së lënduar   appeared first on Telegrafi.