Ka mbaruar sezoni për portierin e Romës, Pau Lopez

Portieri i Romës, Pau Lopez, do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit, pasi që ka nevojë për ndërhyrje kirurgjike në shpatullën e majtë.

Spanjolli u lëndua në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Manchester Unitedit në Old Trafford dhe u detyrua ta lëshonte fushën në pjesën e parë.

VIDEO:

Pas një konsultimi me mjekët në Zvicër, sipas SportItalia, është kuptuar se ai ka nevojë që të operohet.

(Foto: Instagram/paulopez_13)

26-vjeçari i ka zhvilluar 21 ndeshje në Serie A këtë sezon, ndërsa do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike gjatë kësaj jave dhe nuk mund të luajë në ndeshjet e mbetura të sezonit.

Pau Lopez iu bashkua Romës në verën e vitit 2019 nga Real Betisi dhe ka marrëveshje me Giallorossët deri në vitin 2024. /Telegrafi/

The post Ka mbaruar sezoni për portierin e Romës, Pau Lopez appeared first on Telegrafi.