Kadri Veseli niset drejt Hagës

ish-kryeparlamentari

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është nisur drejt Hagës.

VIDEO:

Klan Kosova ka siguruar pamje kur nën përcjelljen e forcave të Policisë së EULEX-it janë nisur drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Veseli ishte lejuar nga Specialja që të kthehet përkohësisht në Kosovë për ta vizituar babain e tij pasi ai është në gjendje të rëndë shëndetësore.

[embedded content]