Kamberi: Shqiptarëve të Luginës iu duhet autonomia politiko-territoriale

Deputeti shqiptar në Parlamentarin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se shqiptarëve në Luginën e Preshevës iu duhet autonomia politiko-territoriale.

Megjithatë – e kupton që një gjë e tillë është e vështirë tash për tash.

Mirëpo, ka optimizëm që përmes dialogut Kosovë-Serb, pozita e shqiptarëve në Serbi do të përmirësohet.

VIDEO:

“Me marrëveshjen përfundimtare do të duhej të kërkohej reciprocitet edhe për komunitetin shqiptar në serbi, pasi për momentin të drejtat e shqiptarëve në Serbi janë të rrezikuara”, tha Kamberi në TV Dukagjini, të mërkurën.

Sigurisht, edhe Kamberi e thotë se serbët në Kosovë kanë shumë më shumë të drejta sesa shqiptarët në Luginë.

Lugina e Preshevës.

E kupton se problem është Kushtetuta e cila nuk mund të ndryshohet pa miratimin e 2/3 së deputeteve serbë.

“Kosova e ka problem pasi nuk mund të ndryshohet Kushtetuta pa miratimin e serbëve. Serbët sigurisht se nuk do të pajtohen për ndryshimet kushtetuese nëse iu ulen privilegjet”, pohoi Kamberi.

Deputeti në Parlamentin e Serbisë të mërkurën ngjalli reagime në Beogradi pasi gjatë fjalimit të tij tha “të rrojë Shqipëria”.

Ai është një nga gjashtë deputetët e vetëm opozitarë në Parlamentin e Serbisë.

Nuk ka nguruar që presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit, t’i thotë “politikan autoritar”. /Insajderi.com