Kampionati Evropian më i pasur në histori: 2 miliardë euro arkëtime nga UEFA

Euro 2020 do të jetë kampionati më i pasur i historisë, pasi kombëtaret pjesëmarrëse do të ndajnë plot 331 milionë euro, 30 milionë më shumë se sa në Euro 2016.

Fillimisht shuma e përcaktuar ishte 371 milionë euro, por më pas pandemia i detyroi organizatorët që të bëjnë disa reduktime duke rishikuar buxhetin.

Duke parë çmimet, fituesi i Euro 2020 do të përfitojë plot 30 milionë euro, ndërkohë që secilës nga 24 skuadrat pjesëmarrëse në fazën finale do t’i garantohen 9.5 milionë euro.

VIDEO:

Por nuk mbaron gjithçka këtu, pasi në fazën e grupeve një fitore vlen 1 milion euro, një barazim ndërkohë 500 mijë euro.

Kalimi në 1/8 i garanton çdo skuadre 1.5 milion euro, çerekfinalet vlejnë 2.5 milionë euro, ndërsa skuadra që shkon në gjysmëfinale përfiton 4 milionë euro.

Si përfundim për secilën nga dy finalistet i shkojnë nga 5 milionë euro në konto.

Këto shifra janë të mëdha, por fitimin e madh sërish e merr UEFA.

Në total UEFAdo të arkëtojë nga Euro 2020 afër 2 miliardë eurosh, ku 850 milionë euro do të janë fitim i pastër. /Telegrafi/

The post Kampionati Evropian më i pasur në histori: 2 miliardë euro arkëtime nga UEFA appeared first on Telegrafi.