Kandidatët më të votuar të LDK-së në Lipjan, një grua para Kujtim Shalës e Lumir Abdixhikut

Lipjan

Lidhja Demokratike e Kosovës nga zgjedhjet e 14 shkurtit në Lipjan është rënditur partia e dytë me 5 mijë e 780 vota, apo në përqindje 21,05%.

VIDEO:

Ndërsa kandidati i LDK’së më i votuar në këtë komunë është kandidati për kryeministër nga kjo parti, Avdullah Hoti.

Në listën të cilën e ka siguruar Infokus, shihet se Avdullah Hoti ka marrë 3356 vota.Pas tij radhitet Shkelzen Hajdini me 3346 vota. E treta më e votuar në komunën e Lipjanit është Vlora Limani-Hajnuni me  2706 vota. Menjëherë pas saj, me  2229 vota është kadidatja Kaltrina Demiri. Ndërsa i pesti në radhë është Lumir Abdixhiku me 2075 vota.

Kujtojmë se në nivel vendi, Lidhja Demokratike e Kosovës, nga zgjedhjet parlamentare është renditur partia e tretë me  103.507 vota.