Kandidati për president, Nehat Idrizi u shkruan letër ambasadorëve të QUINT-it

Kandidati i pavarur për president, Nehat Idrizi, ka shkruar letër për ambasadorët e shteteve të QUINT-it, ku i ka shprehur shqetësimet e tij për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, transmeton Insajderi.

Ish-kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka përkujtuar se vendi është në afatet e fundit për zgjedhjen e presidentit dhe se pas datës 5 prill zgjedhja e presidentit mund të jetë jokushtetuese.

VIDEO:

“Unë s’i kandidatë për këtë post, vlerësoj se deri më tani nuk është bërë ndonjë lëvizje e duhur konkrete për zgjedhjen e Presidentit. Jemi në afatet e fundit dhe, pas datës 5 prill, zgjedhja e presidentit mund të jetë jo kushtetuese. Vendi, mund të hyjë në një krizë të re politike me pasoja të pariparueshme që tashmë, nuk do të mund ta përkufizonim vetëm ‘si një krizë e ardhshme zgjedhore – konstitucionale’. Pasojat, do të shfaqen dhe do të kenë impakte negative (për shoqërinë dhe vendin), edhe në shumë fusha të tjera”, është shprehur Idrizi në letrën e tij për vendet e QUINT-it.

Më tej ai ka shkruar se si kandidat konsensual që është, ka besim që institucionet do t’i respektojnë afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit dhe se, bashkërisht, do të punojnë për shmangien e çfarëdo krize eventuale në këtë drejtim. /Insajderi.com