Kanosi një femër dhe tentoi të arratisej, arrestohet 32-vjeçari në Ferizaj

Një 32-vjeçar është arrestuar gjatë të mërkurës në mëngjes pasi i njëjti dyshohet se kishte kanosur dy ditë më parë një 31-vjeçare.

Përmes një komunikate për medie, policia ka njoftuar se i njëjti ishte përpjekur edhe të arratisej nga policia por se ata kanë arritur ta ndalojnë.

VIDEO:

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me datën 10.01.2022 ka pranuar një informacion së në rrugën ‘’Zenel Hajdini ‘’ në Ferizaj është një rast i kanosjes. Në lidhje me këtë, policët nga Sektori i Hetimeve kanë marr veprimet e nevojshme dhe me një urdhër kontrolli nga Gjykata Themelore e Ferizajt , dje me datën 12.01.2022 në mëngjes, kanë arritur që të arrestojnë personin me inicialet D.A (M/K) i moshës 32 vjeçar , i cili ishte përpjekur të arratiset me të vërejtur policinë, mirëpo policia larg nga shtëpia e tij arrijnë ta ndalojnë”, thuhet në komunikatë.

Tutje, thuhet se i dyshuari D.A kishte kanosur personin tjetër me inicialet A.A ( F/K) e moshës 31 vjeçare, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur edhe një armë zjarri ( pistoletë) e cila është konfiskuar.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga ana e hetuesve, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

The post Kanosi një femër dhe tentoi të arratisej, arrestohet 32-vjeçari në Ferizaj appeared first on Telegrafi.